Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zyrtari i lartë gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

 
   

Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher, ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, dyshja diskutoi për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

“Ai theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”.