Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

 
   

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për rastin e plagosjes që ka ndodhur dje në Pejë.

Të dyshuarit kërkohen nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim janë shpallur Arian Qelaj, Yll Qelaj dhe Altin Qelaj, të gjithë nga fshati Maznik i Komunës së Deçanit.

Të dyshuarit janë identifikuar si:

Arian (Misin) Qelaj, i lindur më 20.06.1981 në Maznik-Deçan;

Yll (Arian) Qelaj, i lindur më 29.07.2003 në Maznik-Deçan;

Altin (Rifat) Qelaj, i lindur më 01.10.2005 në Maznik-Deçan.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e të dyshuarve, ta njoftojnë menjëherë policinë ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.