Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

Policia e Shqipërisë po vijon kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit J.K., i cili “dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat”.

Policia tha se “deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit”, ndërsa publikoi në Facebook një video nga kërkimet.

Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:Klos–MatPolumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasit J. K.

Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit.Kërkimet vijojnë.

Tags: