Mirali Sejdiu u lind, më 28 tetor 1963, në fshatin Smirë-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Miraliu i shtërnguar nga gjendja ekonomike kishte shkuar në Gjermani për t’u përkujdesur për gruan dhe gjashtë fëmijët e tij. Miraliu me fillimin e luftës, sidomos me rënjen heroike të Adem Jasharit me familjen e tij, braktisi jetën e gyrbetit dhe iu bashkua grupit të vullnetarëve siç ishin: Bashkim Luzha, Selami Kuliqi, Bashkim Gashi e shumë të tjerë, të cilët iu bashkëngjitën frontit të luftës për çlirimin e atdheut. Ata pasi arritën në Shqipëri, kryen stërvitjet dyjavore për t’u futë në Kosovë, në Junik, Jabllanicë (Shqiponjë), për të ardhë në Likoc e Skënderaj, që ishin me uniforma të UÇK-së e paisje ushtarake për luftë.
Ata kishin shkuar në Gllanasell (Shkabë) në shtëpin e Sabri Lladrovcit. Grupi prej Miraliut, Bashkim Shehut, Bashkim Luzhës e Selami Kuliqit udhëhiqeshin nga Qamil Shehu, ata përbënin njësitin “Shkaba 5”. Miraliu ishte në shërbim të ushtarëve për t’i aftësuar në përdorimin e armëve, posaçërisht përdorimin e mortajës së dorës, ai mori pjesë në aksionin e organizuar në Hade, më 29 qershor 1998, të cilët përmes luftës, shtin nën kontrollë mihjen sipërfaqësore dhe stacionin policor të Bardhit të Madh. Në këtë aksion ishin përfshirë përplot luftëtarë të lirisë. Në këto aksione bien dëshmorë: Mentor Dervishaj, Xhemajl Mehmeti e Ismet Uka. Miraliu kundër makinerisë vrastare serbe të armikut, kishte përdorur mortajën e dorës. Miraliu gjatë qëndrimit të tij në Dobrashec (Dritan), bashkohët me Xhemajl Ademin nga Lubishta, dhe së bashku në Kullën e Brahim Shehut qëndrojnë: Driton Bajraktari, Rabit Aliu, Lirim Jakupi, Shefqet Zeka, Ragip Aliu. Me inicimin e Miraliut, më 17 korrik, u bë sulmi ndaj bazës së milicisë serbe te Kalaja e Bardhit të Madh, me 21 korrik në Korroticë të Epërme, Krivovë, më 29 korrik të vitit 1998. Miraliu merrë pjesë në luftë edhe në Betejën e Llapushnikut, Zonë kjo e organizuar mirë nga UÇK-ja, ku, njësitet çlirimtare: “Çeliku”, “Pllumbi”, “Lumi”, “Guri” dhe ata të Shkabës nën udhëheqjen e Xhevë Lladrovcit iu kishin vënë përballë makinerisë vrastare serbe. Por disproporcioni në paisje ushtarake ishte në anën e ushtrisë serbe, bëri që pas dy ditë luftimesh forcat e UÇK-së të tërhiqen nga gryka.
Miraliu tashmë ishte luftëtar me përvoj, prandaj ishte kërkuar të transferohet në Zonën e Nerodimes nga komandanti i kësaj zone, Imri Ilazi. Miraliu së bashku me Xhemajl Ademin e Bashkim Luzhën, më 15 shtator të vitit 1998, nisen, nga familja Lladrovci, për në malet e Jezercit: Miraliu merrë pjesë në Betejën e Jezercit përkrah Gursel e Bajram Sylejmanit dhe bashkëluftëtarëve tjerë. Pas kësaj Beteje Miraliu kthehet në fshatin e tij në Smirë, ku aty gjeti organizim të mirëfillt të UÇK-së, vëllai Muharremi, djemtë kusherinjtë Hebib Bejtë Sejdiu e Mustafë Ragip Sejdiu, dhe bashkëfshatarë tjerë si Skënder Salihu, Ylvi Demiri e të tjerë. Miraliu për shkaqe sigurie shumicën e kohës e kaloj në shtëpinë e dhëndrrit të motrës te Zymer Miftari në Sadovinë të Jerlive, pastaj edhe në familje të shokëve të tij iu dasht të qëndroi në ilegalitet. Aksionet e tij ishin intensifikuese në bartjen e armëve nga Maqedonia, përmes fshatit të tij Smirë për në zonat tjera të luftës.
Fshati Smirë, më 25/ 04/ 1999, ishte rrethuar prej armiku serbo-sllav me makinerinë e tyre vrastare, nga të gjitha anët, meqë kishin hetuar se këtu organizoheshin aksione kundër tyre. Smira u sulmua pa mëshirë me të gjitha armët, por Miraliu me shokë nuk u dorëzuar, ai i betua se nuk do të vritej nga dora e gjakatarëve serbë pa luftuar, po në pamundësi për ta çarë rrethimin aktivizoi bombën në trupin e tij, për mosdorëzimin për së gjalli në duar të armikut. Në të njejtën ditë në fushën e nderit gjetën përjetësinë Hebib Sejdiu, Skënder Salihu e Ylvi Demiri, ata ranë për të mos vdekur kurrë…
Dëshmori Mirali Sejdiu!
Atdhetarë trima patriotë,
pa frikë atdheut i dalin zot!
Me shumë shokë trimi i mirë,
Miralu nga fshati Smirë!
I pamposhtur aksionar,
për atdhe n’luftë ishte krenar!
Thotë; është çuar Serbia peshë,
s’mposhtemi kurrë nga bisha e zezë!
Në Zonën Operative n’Karadak,
n’luftë për atdhe trimi merr hak!
Vazhoi ai deri n’përjetësi,
që atdheu t’frymoi n’liri!
Emri i tij nderohet,
dëshmori n’histori mësohet!…
Dëshmorët s’harrohen kurrë,
t’pavdekshëm janë për atdhe, flamur!

