Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Finalja e AGT, ja si të votoni të preferuarin tuaj

Vetëm pak na ndajnë nga finalja e madhe e Albania’s Got Talent, spektaklit të rekordeve në Vizion Plus. 11 finalistë do të jenë përballë një jurie profesioniste si Agron Llakaj, Elsa Lila, Kastro Zizo dhe Adelina Ismajli.

Por ata që do të vendosin se kush prej 11 më të talentuarve të Shqipërisë meriton të shpallet fituesi i këtij edicioni fantastik të Albania’s Got Talent, jeni ju, publiku mbarëshqiptar.

Ju, përmes votimit online në faqen e web-it të vizionplus.tv, do të vendosni se kush meriton të fitojë çmimin e madh prej 20 mijë eurosh.

Secili prej publikut nga shtëpia mund të japë deri në 10 vota për talentin e preferuar. Votimi për publikun do të hapet gjatë spektaklit.

Pasi të klikoni mbi voto.vizionplus.tv, klikoni mbi talentin tuaj të preferuar dhe më pas do të ndiqni të njëjtën procedurë për të gjitha votimet e tjera.

Kujdes! Ju mund të votoni vetëm për 1 konkurrent deri në 10 herë…

Pas 12 javësh spektakël dhe emocioni në Vizion Plus, tashmë është radha juaj të bëheni pjesë e drejtpërdrejtë e fatit të 11 konkurrentëve.

Votoni dhe ju…

Kjo është procedura e votimit online, ndiqni videon e mëposhtme….

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)