Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Pas deklaratave të kryeministres daneze Mette Frederiksen, edhe kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka riafirmuar qëndrimin e qartë të territorit autonom.

Nielsen theksoi se çdo spekulim mbi një të ardhme të Grenlandës nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara është i pabazë, duke insistuar se populli grenlandez nuk dëshiron as pronësi, as qeverisje, e as përfshirje si pjesë e SHBA-së.

Sipas tij, identiteti, autonomia dhe vullneti politik i Grenlandës janë të panegociueshme.

Nëse ndonjëherë do të shtrohej çështja e një zgjedhjeje strategjike, Nielsen u shpreh qartë se Grenlanda do të zgjidhte Danimarkën përpara SHBA-së, transmeton Guardian.

“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: Grenlanda nuk dëshiron të jetë në pronësi të SHBA-së, Grenlanda nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-ja, Grenlanda nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së…”

Ai nënvizoi se marrëdhënia aktuale me Mbretërinë e Danimarkës përfaqëson realitetin politik dhe institucional që grenlandezët njohin dhe mbështesin sot.