Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

-19 gradë: Ukraina pa energji e ujë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Amerika po kthen vëmendjen nga zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të dërguarit e presidentit Donald Trump për paqen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë së shpejti për në Moskë për të takuar liderin, Vladimir Putin. Diskutimi pritet të jetë mbi planin e paqes të reduktuar nga 28 në 20 pika. Kështu shkruan media Bloomberg.

Moneytizer Paragrafi 2

Teksa firma për uljen e armëve nuk është hedhur në letër, palët vazhdojnë ta qëllojnë njëra-tjetrën. Rusia ka sulmuar rajone të shumta në Ukrainë me raketa dhe dronë, duke goditur dhe kryeqytetin Kiev. Shpërthime u dëgjuan në një ndërtesë me 17 kate, ndërsa raportohet për të plagosur dhe dëme materiale. Ushtria e Moskës pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina, por disa mjete fluturuese me eksploziv përfunduan në rajonet kufitare Rostov dhe Belgorod duke u marrë jetën dy personave. Një vatër zjarri u raportua në një park industrial në Rostov.

Ukraina thekson se mijëra qytetarë të saj kanë mbetur pa energji elektrike dhe akuzon Rusinë se po shënjestron qëllimisht infrastrukturën jetike. Presidenti Volodymyr Zelenski thekson se “rajonet Dnipro, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe Kherson janë goditur”. “Objektivi kryesor është infrastruktura energjetike, një infrastrukturë e rëndësishme që siguron një jetë normale për popullsinë tonë: ngrohje, dritë dhe ujë”, shtoi ai. Tani, përsëriti Zelenski, “prioriteti është të forcojë mbrojtjen ajrore”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse mund t’i kundërshtojmë 100% këto sulme ruse, terrori i Putinit nuk do të jetë më. Ky është avantazhi i tyre dhe ne duhet t’i privojmë ata. Kjo mund të funksionojë dhe ta detyrojë Rusinë të ndalojë vrasjet dhe të ecë drejt paqes”, nënvizon presidenti, shkruan A2CNN.

Sikur lufta të mos mjaftojë, dimri ka ardhur me fuqi të plotë në Ukrainë me temperatura që shkojnë deri në minus 19 gradë celsius. Kjo po detyron shumë banorë që të zgjedhin strehimoret e ngrohta për të kaluar natën, pasi në banesat e tyre mungon energjia elektrike, ngrohja dhe uji.