Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

A e dinit? Lëkura vepron si sensor që sinjalizon sëmundjet

Lëkura kthehet në biosensor dhe do të shndrijë në rast se organizmi ka një sëmundje.

Ky është synimi i radhës i shkencës, që e ka aplikuar në eksperimente tek kaviet e laboratorit këtë ide, çka ka rezultuar me sukses në një bashkëpunim të dy universiteteve të Tokios.

Sipas grupit kërkimor, qelizat staminale të lëkurës janë modifikuar gjenetikisht dhe transformuar në sensorë në gjendje të monitorojnë treguesit e gjendjes shëndetësore në gjak, duke sinjalizuar ndryshimet me prodhimin e proteinave fluorescente të gjelbra. Lëkura bioinxhinierike është përshtatur plotësisht me indet dhe arriti të përkthejë sinjalet molekulare kimike të organizmit në sinjale të ndritshme të jashtme.

Lëkura teknologjike tek kaviet në laborator, në këtë eksperiment të parë, ka qëndruar aktive dhe efikase për 200 ditë.

Në të ardhmen, sipas artikullit shkencor të publikuar në revistën ndërkombëtare Nature, kjo teknologji synohet të aplikohet tek njeriu e do të shërbejë për monitorimin e shëndetit të humanëve por edhe kafshëve.

Objektivi i studiuesve është krijimi i një sistemi biologjikisht të integruar në organizëm, në gjendje të ketë vijimësi dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore.