Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjest fisnik: I gjetën mbi 10 mijë euro në një lokal në Pejë, qytetarët i dorëzojnë në polici

Dy qytetarë nga Peja kanë dorëzuar në polici një shumë prej 10 mijë e 50 eurosh, të cilën e kishin gjetur në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në këtë qytet.

Paratë i përkisnin një qytetari tjetër, i cili kishte raportuar humbjen e tyre në Stacionin Policor Pejë më 10 janar.

Moneytizer Paragrafi 2

Pas hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, paratë iu janë kthyer pronarit, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për përgjegjësinë dhe ndershmërinë e treguar.

Moneytizer Paragrafi 4