Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trupat evropiane mbërrijnë në Grenlandë, ndërsa bisedimet me SHBA-në nuk japin ndonjë rezultat

Trupa nga disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Suedinë, po mbërrijnë në Grenlandë për të ndihmuar në rritjen e sigurisë së ishullit Arktik.

Bisedimet midis përfaqësuesve të Danimarkës, Groenlandës dhe SHBA-së qw u mbajtwn të mërkurën nxorën në pah “mosmarrëveshje themelore” midis administratës Trump dhe aleatëve evropianë, shkruan AP.

“Elementet e para ushtarake franceze janë tashmë në rrugë” dhe “të tjerët do të vijnë pas tyre”, njoftoi të mërkurën Presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa autoritetet franceze thanë se rreth 15 ushtarë francezë nga njësia e këmbësorisë malore ishin tashmë në Nuuk për një stërvitje ushtarake.

Gjermania do të dërgojë një ekip zbulimi prej 13 personash në Grenlandë të enjten, tha Ministria e Mbrojtjes.

Danimarka njoftoi se do të rrisë praninë e saj ushtarake në Grenlandë, me aleatët e NATO-s që do t’u bashkohen atyre, pikërisht ndërsa ministrat e jashtëm danezë dhe të Grenlandës u takuan me përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në Uashington për të diskutuar qëllimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë ishullin në kontroll me qëllim shfrytëzimin e burimeve të tij minerale dhe për të mbrojtur sigurinë e rajonit të Arktikut mes interesit në rritje të Rusisë dhe Kinës.

“Ne kemi vërtet nevojë për të”, u tha Trump mediave në Zyrën Ovale pas takimit, duke iu referuar ishullit grenlandez. “Nëse nuk hyjmë, do të hyjë Rusia dhe Kina. Dhe nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë në lidhje me këtë, por ne mund të bëjmë gjithçka në lidhje me të.”

Trump tha se ende nuk ishte informuar për përmbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë kur bëri komentet e tij.