Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Basha: Pa ndëshkimin e krimeve serbe nuk mund të ketë paqe e siguri në rajon

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se pa ndëshkimin e të gjithë atyre që kryen krime ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, nuk mund të ketë paqe e as siguri të qëndrueshme në rajon.

Duke kujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Basha ka theksuar se në janar të vitit 1999 u shpërfaq fytyra barbare e regjimit serb dhe tendencat e tij gjenocidale ndaj popullit shqiptar. Ai ka falënderuar bashkësinë ndërkombëtare për rolin e saj në ndërkombëtarizimin e kësaj masakre, por njëkohësisht ka kritikuar mungesën e drejtësisë për viktimat.

Ai ka shtuar se Reçaku vazhdon të mbetet një plagë e hapur për Kosovën, për shkak se ende nuk ka drejtësi për krimet e kryera.

Basha: Pa drejtësi për viktimat e Reçakut dhe gjithandej Kosovës do të jetw e vështirë të ketë paqe dhe siguri në rajon

“Jemi këtu për të bërë homazhe dhe për të kujtuar 45 civilët e vrarë në formën më barbare nga një regjim po aq barbar më 1999-ën. Më 15 janar të atij viti, mediat u pushtuan nga lajmet për një tmerr që ndodhi pikërisht në këtë vend dhe njëkohësisht u shfaq një fytyrë barbare me tendenca gjenocidale të Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar. Reçaku për ne mbetet plagë e hapur, sepse ende nuk ka drejtësi. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë një punë të mirë për intervenimin e saj, por jo edhe për sjelljen e autorëve para drejtësisë. Ne, si institucione, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sepse besojmë thellë se pa drejtësi për viktimat e Reçakut dhe gjithandej Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ketë paqe dhe siguri në rajon”, tha Basha.