1
Pak pas orës 20:00, Klankosova.tv raportoi se blloku A3 i TC Kosova A kishte dalë jashtë sistemit.
Kjo madje u konfirmua edhe në të dhënat e publikuara të gjenerimit “live” nga TC Kosova A.
Moneytizer Paragrafi 2
Por, për situatën e krijuar reagoi edhe vetë KEK-u, i cili tha se dalja e A3 nga prodhimi është situatë e përkohshme, teksa shtoi se operimi i sistemit mbetet i qëndrueshëm.
“Njësia A3 ndalet përkohësisht nga operimi – operimi i sistemit mbetet i qëndrueshëm. Ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. janë duke realizuar verifikimet dhe kontrollimet e nevojshme për të identifikuar shkakun dhe për të ndërmarrë masat e duhura për sanimin e situatës, në përputhje me procedurat teknike operative”, u tha në njoftimin e KEK-ut.
Korporata tha se operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar, pasi aktualisht po operon me katër njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, “në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar”.
Moneytizer Paragrafi 4
“Njësia e pestë aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të adresimit të rritjes së konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë operative”, tha KEK-u. /Klankosova.tv

