Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Tali: Putini po humb aleatët, BRIKS nuk e sfidon dot Perëndimin

 
   

Analisti Driton Tali ka deklaruar se Rusia e Vladimir Putinit po humb ndikimin global, duke përmendur humbjen e Sirisë dhe Venezuelës, si dhe rrezikun për humbjen e Iranit dhe Kubës. Sipas tij, Moskës i kanë mbetur vetëm Bjellorusia dhe Serbia, si dhe disa liderë evropianë që i cilëson si “fallcë”.

Tali ironizon pritshmëritë e mbështetësve të BRIKS-it, duke thënë se shpresat për një përmbysje të rendit perëndimor janë të pabazuara, ndërsa shton se edhe pritjet ndaj Turqisë së Erdoganit mund të përfundojnë në zhgënjim.

Postimi i Talit:

Putini i humbi Sirinë dhe Venezuelën, gati është me humb Iranin dhe në rrugë të mirë është me humbë edhe Kubën.

I ka mbet Bjellorusia dhe Serbia, edhe disa fulliranta (fallca) si Orbani dhe Fico.

Kaq për adhuruesit e Rendit të Ri Botëror – BRIKS.

Po m’dhimen islamistat tanë (se racistat serbë jo tybe) sepse koxha majshin ymyd që BRIKS’i ka me ja thy dhomtë Perendimit. Shyqyr që edhe pak uzdaje kanë te Erdo, por po tutna që edhe me to kanë m’u dëshpru shpejt.

Nejse, hajër ishalla!