1
Të premten në rrugën Goden – Dobrunë të Gjakovës policët kanë vënë re se mungon një shenjë informimi e trafikut lokal ndërkufitar.
Sipas Policisë, ekzistojnë dyshimet se kjo shenjë është vjedhur nga persona të panjohur.
Moneytizer Paragrafi 2
“Njësitet policore kufitare gjatë patrullimit kanë vërejtur se në zonën kufitare mungon shenja rrugore e informimit për trafikun lokal ndërkufitar, për banorët e zonës, e cila dyshohet se është vjedhur nga persona të panjohur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.
Moneytizer Paragrafi 4

