Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga Hoxhaj, Gashi e Haliti te Paçarrizi, këta janë kandidatët e PDK-së që u “goditën” më së shumti nga rinumërimi

 
   

Procesi i rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nxjerrë në pah humbje të konsiderueshme votash për disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke vënë në pikëpyetje rezultatet fillestare.

Sipas të dhënave zyrtare, kandidatët e PDK-së që janë prekur nga rinumërimi janë:

Enver Hoxhaj – 7,670 vota, -1,007 vota

Kujtim Gashi – 11,543 vota, -2,355 vota

Xhavit Haliti – 4,356 vota, -729 vota

Fadil Demaku – 2,839 vota, -1,102 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 5,644 vota, -2,103 vota

Nait Hasani – 9,694 vota, -3,414 vota

Arianit Çollaku – 3,322 vota, -1,684 vota

Fetah Paçarizi –4,319 vota, -6,018 vota

**

Këto humbje masive votash pas rinumërimit dëshmojnë për parregullsi serioze gjatë numërimit fillestar, ndërsa KQZ ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe hetimit është në vazhdim.

Autoritetet zgjedhore pritet të marrin masa ligjore ndaj çdo rasti të konfirmuar të manipulimit të votës.