Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese, ja pse duhet të hani vetëm bukë të zezë

Që buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë, kjo është e ditur tashmë. Por ajo që na mundon shpesh herë është zgjedhja midis qindra llojeve bukësh që ekzistojnë në treg.

Të gjithë mund të pyesim: cila është e duhura për ne? Cila është më e shëndetshme dhe cila nuk duhet të mungojë në vaktet tona?

Po le te ndalemi edhe një herë tek buka e zezë: Cilat janë arsyet se përse duhet zgjedhur një bukë e zezë?

Buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.

Gjithashtu, buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 si dhe ndihmon me konstipacionin.

Nëse doni të keni një diet të balancuar apo dhe të humbisni peshën e tepërt, atëherë buka e zezë nuk duhet të mungojë në vaktet tuaja.