Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mijëra norvegjezë pritet të marrin letra nga ushtria – për përgatitje për “sekuestrim” të pronave në rast lufte

Mijëra norvegjezë pritet të marrin letra nga ushtria të hënën duke i informuar se shtëpitë, automjetet, anijet dhe makineritë e tyre mund të “sekuestrohen” në rast lufte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky hap ka për qëllim të sigurojë që, në një situatë lufte, forcat e armatosura të kenë qasje në burimet e nevojshme për mbrojtjen e vendit.

Moneytizer Paragrafi 2

Dhe rreth 13,500 “kërkesa përgatitore” do të lëshohen për vitin 2026.

Letrat nuk kanë asnjë ndikim praktik në kohë paqeje përveçse u bëjnë të ditur pronarëve se ushtria “mund të marrë në shfrytëzim mallrat e tyre në rast konflikti”, thuhet në deklaratë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kërkesa është e vlefshme për një vit dhe afërsisht dy të tretat e letrave të dërguara në vitin 2026 ishin rinovime nga vitet e kaluara.

“Rëndësia e të qenit i përgatitur për krizë dhe luftë është rritur ndjeshëm vitet e fundit”, ka thënë në deklaratë kreu i organizatës logjistike të ushtrisë, Anders Jernberg.

“Norvegjia është në situatën më të rëndë të politikës së sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Shoqëria jonë duhet të jetë e përgatitur për kriza të politikës së sigurisë dhe, në rastin më të keq, për luftë”, tha ai.

“Ne po ndërmarrim një rritje të madhe të përgatitjes ushtarake dhe civile”.

Norvegjia, një nga anëtarët themelues të NATO-s, ka forcuar mbrojtjen e saj vitet e fundit.

Vendi skandinav ndan një kufi detar dhe një kufi tokësor prej 198 kilometrash me Rusinë në Veriun e Largët.