Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump prezanton “Bordin e Paqes” për Gazën: Kush do të jetë pjesë e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përcaktuar zyrtarisht arkitekturën e “Bordit të Paqes”, i cili pritet të “përmbushë” planin 20-pikësh të Trump për Gazën, disa ditë pasi i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, nisi “fazën e dytë” të planit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza.

Një deklaratë e publikuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën detajon një strukturë pushteti me tre nivele – me një “Bord Paqeje” të udhëhequr nga SHBA-të, i përbërë nga miliarderë dhe figura të afërta me Izraelin në krye.

Diplomati bullgar Nickolay Mladenov , i cili është emëruar “Përfaqësues i Lartë për Bordin e Paqes”, do të mbikëqyrë kalimin nga sundimi i Hamasit në një administratë palestineze teknokratësh të udhëhequr nga Ali Shaath, një ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (AP).

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu formimin e një “Bordi Ekzekutiv të Gazës”, i cili do të punojë me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë dhe administratën teknokratike palestineze të quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).

Ndërsa Uashingtoni e paraqet këtë si një plan veprimi për “rindërtim dhe prosperitet”, përjashtimi i palestinezëve nga organi më i lartë vendimmarrës sugjeron se ata do të kenë pak fjalë në vendosjen e strukturës së ardhshme qeverisëse.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, “Këshilli Ekzekutiv Themelues” ndodhet në majë të piramidës. Ky organ mban kontrollin e buxhetit dhe përcakton vizionin strategjik. Kryesohet nga Presidenti Trump, i cili mban të drejtën e vetos.

Poshtë këshillit themelues ndodhet “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, i ngarkuar me koordinimin rajonal.

Anëatrët e këtij bordi do të jenë: Steve Ëitkoff, Jared Kushner, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, Diplomati i Katarit Ali Al-Thaëadi, Drejtori i Përgjithshëm i Inteligjencës Egjiptiane, Hassan Rashad, Tony Blair, Marc Roëan, Ministri i Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Al-Hashimy, Nikolaj Mladenov, Manjati izraelito-qipriot i pasurive të patundshme, Yakir Gabay, prania e të cilit në një bord me diplomatë arabë dhe turq ngre pyetje rreth normalizimit të lidhjeve ekonomike nën maskën e rindërtimit, Sigrid Kaag, një politikane holandeze dhe koordinatore e Kombeve të Bashkuara në Gaza.

Trump ka ftuar gjithashtu një numër udhëheqësish botërorë që të jenë pjesë e një Bordi të Paqes.

Nickolay Mladenov , i cili mbështeti Marrëveshjet e Abrahamit si i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme në vitet 2015-2020, do të shërbejë si “lidhja në terren” midis Bordit të Paqes dhe NCAG-ut.

Shtëpia e Bardhë emëroi poashtu dy “këshilltarë strategjikë” në Bordin e Paqes. Ata janë,  Aryeh Lightstone, një figurë kyçe në Marrëveshjet e Abrahamit dhe organizatën kontroverse të ndihmës “ Fondacioni Humanitar i Gazës ” (GHF), e cila u përball me akuza të rënda në lidhje me keqmenaxhimin e ndihmës dhe dështimet e koordinimit që çuan në vrasjen e qindra palestinezëve që kërkonin ushqim.

Tjetri është Josh Gruenbaum, cili është i  lidhur me planet e mëparshme për ta shndërruar Gazën në një “Rivierë të Lindjes së Mesme”, duke i dhënë përparësi potencialit të pasurive të paluajtshme mbi të drejtat e refugjatëve.

Ali Shaath, kreu i Komitetit Kombëtar Palestinez për administrimin e Rripit të Gazës.

Komiteti, i cili është organ jopolitik, do të përfshijë 11 figura palestineze:  inxhinierin Ayed Abu Ramadan, të caktuar për portofolin e ekonomisë, tregtisë dhe industrisë; Abdel Karim Ashour, bujqësi; Ayed Yaghi, shëndetësi; inxhinierin Osama al-Saadaëi, strehim dhe tokë; dhe Adnan Abu Ëarda, drejtësi.

Krahas këtyre niveleve vepron edhe shtylla ushtarake, e udhëhequr nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers si komandant i “Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit”. Mandati i tij përfshin “çarmatimin e përhershëm”.

Afifa paralajmëron se kjo klauzolë e zhvendos premisën nga lehtësimi në një përparësi të sigurisë izraelite, duke përgatitur potencialisht terrenin për konflikt./Al Jazeera/