Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Vdiq gazetarja Qefsere Nishevci

 
   

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bën të ditur se ka vdekur gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci.

Sipas njoftimit, Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë.

Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.