Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë rrugët drejt lirisë

 
   

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës amerikane, Anu Prattipati, sot bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo përshkroi Rugovën si vizionar të paqes dhe tha se ai i mësoi botës cilat janë rrugët e vërteta që çojnë drejt paqes.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Si një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, deklaroi ajo.