Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan Donald Trump komentoi për sigurinë bërthamore dhe planet e tij për mbrojtjen strategjike, duke rikthyer fokusin te Grenlanda.
Trump tha se nëse ndonjëherë do të ketë një luftë bërthamore, “ato raketa do të fluturojnë pikërisht mbi qendër të asaj cope akulli” (duke aluduar në Grenlandën) dhe shtoi se i duhet kjo për të ndërtuar “Kupolenë e Artë më të madhe të ndërtuar ndonjëherë”.
Ai theksoi gjithashtu se instalimi i kësaj strukture do të mbrojë edhe Kanadanë, duke deklaruar se “Kanadaja merr shumë gjëra falas nga ne”, dhe se kryeministri i saj, Mark Carney, duhet të jetë “mirënjohës”.
Në fjalimin e tij, Trump përmendi edhe një thirrje të rastësishme drejtuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i thënë atij të mos pretendojë meritat për teknologjinë e Kupolës së Artë, pasi sipas presidentit, ajo është shpikje dhe prodhim amerikan.

