Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump: Zgjedhjet e “manipuluara” në SHBA çuan në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalimmit të tij në Davos ka fajësuar zgjedhjet e “manipuluara” të vitit 2020 për pushtimin e Ukrainës nga Moska, duke thënë se lufta nuk do të kishte filluar ndryshe.

“Kur e mendon, askush nuk mund ta kundërshtojë, ne japim kaq shumë dhe marrim kaq pak në këmbim nga [NATO]. Kam qenë kritik i NATO-s për shumë vite, megjithatë kam bërë më shumë për të ndihmuar NATO-n sesa çdo president tjetër deri më tani”, tha Trump.

“Nuk do ta kishit NATO-n nëse unë nuk do të përfshihesha në mandatin tim të pare”, vazhdoi ai.

“Lufta me Ukrainën është një shembull. Ne jemi mijëra kilometra larg, të ndarë nga një oqean gjigant. Është një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe nuk do të kishte filluar nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar. Ishin zgjedhje të manipuluara. Të gjithë tani e dinë këtë.”

Trump përmendi se do të takohet me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shtuar se beson që si udhëheqësi ukrainas ashtu edhe Presidenti rus Vladimir Putin duan t’i japin fund luftës gati katërvjeçare midis vendeve të tyre.

Trump tha se po merrej gjithashtu me Putinin dhe se do të takohej me Zelenskyn në margjinat e një takimi të liderëve botërorë në Davos të Zvicrës.