Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur të propozojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, duke përdorur procedurën e përshpejtuar.

Sipas vendimit të qeverisë, marrëveshja do të ratifikohet me përfaqësimin e Kryeministrit Edi Rama.

Ky hap formalizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke forcuar angazhimin e vendit në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rama ka pranuar ftesën e Presidentit të ShBA, Donald Trump për të qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën, por thotë se ftesa më parë do i kalojë parlamentit të Shqipërise për miratim.

Tags: