Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do ta pranojë propozimin e Abdixhikut, flet Memli Krasniqi

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një përgjigjie ka thënë se nesër do ta diskutojnë propozimine  LDK-së.

Për këtë ai bëri të ditur se do mbahet takim i kryesisë së partisë.

”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”.