Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije”, Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

 
   

Presidentja e Kosovës ka thënë se Kosova prodhon edhe anije “Made in Kosova”, ajo thotë tash janë gati për botën.

Osmani përgëzoi për këtë sukses që e quan punë të palodhshme dhe inovacion.

“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? Made in Kosova, gati për botën! Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, krenarisht i bërë në Kosovë.

Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra.

Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, ka shkruar Osmani.