Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, përpos atyre të Listës Serbe që ishin të pranishëm.
Pas mbledhjes, ai tregoi se ka pasur konsensus të plotë për të gjitha propozimet, si për zgjedhjet e kryetarit ashtu edhe për votimin në pako për pesë nënkryetarët.
Por, teksa po fliste për postin e kryeparlamentarit, u duk sikur ai zbuloi aksidentalisht se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për këtë post, raporton Klankosova.tv.
“Ka pasur konsensus për raportin, ka pasur konsensus për votimin e kryetares, e kryetarit, ka pasur konsensus për votimin në pako të pesë nënkryetarëve, dhe ka një konsensus që do të bëhet votimi në pako i pesë nënkryetarëve”, u shpreh Basha.
Në legjislaturën e 9-të, ishte Albulena Haxhiu ajo që u kandidua disa herë për të marrë drejtimin e Kuvendit, mirëpo nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme.
