Lajme

A është Kosova gati për martesat e gjinisë së njëjtë?

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani e ka bërë publike agjendën legjislative të Qeverisë Kurti 3 për vitin 2026, ku përfshihen dy projektligje që po nxisin debat të madh publik.

Bëhet fjalë për kodin civil të Kosovës që parasheh martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, dhe projektligji për gjendjen civile, që sipas Rrahmanit, lidhet me ndryshimin e gjinisë. Por a është gati Kosova për këto ndryshime?

Linda Pano, në “Kosova Today” tha se këto projektligje nuk duhet të votohen assesi.

“Godet kulturën dhe traditën shqiptare, është e pabesueshme se si tentohet në Kosovë një gjë e tillë, ose ideja që të ndryshohet gjinia çdo 10 vjet”, tha Pano.

Ndërsa nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi, në Klan Kosova tha se martesa është gjëja që i shtyp gratë në kulturën shqiptare.

Derisa përkrahi fuqishëm martesën e personave me gjini të njëjtë.

Nga ana tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka tha se ka shumë njerëz që kanë pasur pëlqim për gjininë e njëjtë, mirëpo janë martuar me gjininë e kundër, pikërisht, sipas saj, për shkak të traditës shqiptare.

“Sa i përket ligjit, unë e konsideroj që do bëhet më shumë për shkak të largimit të presionit, pranueshmërisë publike, sepse formalizimit të nënshkruar në një letër”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova.

Të Ngjashme