Lajme

A kanë nisur bisedimet me partitë e tjera për presidentin? Flet Arbërie Nagavci

Deputetja Arbërie Nagavci nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i saj politik ende nuk ka nisur konsultimet me partitë e tjera parlamentare lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Sipas saj, aktualisht prioritet mbetet përmbyllja e disa proceseve të rëndësishme institucionale, përpara se të hapen diskutimet për këtë post të lartë shtetëror.

“Është e rëndësishme që të finalizohet çështja e buxhetit.

Nesër është është seanca në lexim të dytë, pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, tha Nagavci.

Të Ngjashme