Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A mund të ketë “Banjska dy” ja çka thotë eksperti i sigurisë

 
   

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala nuk i ka mohuar mundësitë e përsëritjes së ndonjë akti terrorist nga Serbia.

Shala në emisionin “Gazeta”  foli rreth mundsisë se a mund të ketë tjetër akt destabilizues në Kosovë, pas atij të 2023-tës në Banjskë, ku edhe mbeti i  vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Në bazë të asaj se çka na servohet ku edhe mund të bëjmë analizë nga elementet përkatëse, po, mund të ndonjë një Banjska e dytë. Mund të ndodh, por për të parandaluar një gjë të tillë, organet e sigurisë tanimë janë vigjilent“, tha ai.

Sipas tij, në këtë drejtim duhet edhe aktivizimi i gjerë politik.

“Por edhe niveli politik do duhej të hartonte politika më progresive në drejtim të këkresave që vijnë nga mekanizmi i sigurisë së Kosovës”.