1
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka deklaruar se pas mbledhjes së Kryesisë së partisë të enjten, qëndrimi i qartë dhe unanim i AAK-së ka qenë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Ai theksoi se AAK nuk do ta votojë Glauk Konjufcën dhe se partia nuk do të hyjë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Moneytizer Paragrafi 2
“AAK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë të enjten, ku ka dalë me qëndrim të prerë, rrugëdalja e vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjithë ata që dalin në publik me ide të tjera, së pari është dashur t’i prezantojnë në mbledhje të Kryesisë, sikurse rasti i z. Besnik Krasniqit, i cili ka munguar në atë takim.Nuk ka koalicion me VV, nuk kemi votë për Konjufcën dhe askënd nga radhët e tyre”, ka shkruar Xhemaili.

