Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK prezanton planin qeverisës në fshatrat e Lipovecit, Gërqinës, Damjanit dhe Bishtazhin

 
   

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërqinë, Damjan dhe Bishtazh, ku kanë prezantuar planin qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe projektet e mëdha që pritet të realizohen në Kosovë.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i AAK-së ka theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe një qeveri që vendos qytetarin në qendër, duke nënvizuar se Aleanca është e gatshme të marrë këtë përgjegjësi me Ramush Haradinajn në krye.

Takimet ishin pjesë e fushatës së AAK-së për t’u afruar më pranë qytetarëve dhe për të diskutuar prioritetet strategjike të qeverisjes së ardhshme.

#AAK129 #RamushHaradinaj1 #PalLekaj7