Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar sot listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Përmes një njoftimi, Haradinaj tha se një e treta e kandidatëve janë renditur në listë mbi bazën e votave të marra në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa dy të tretat e tjerë janë caktuar përmes shortit.

Moneytizer Paragrafi 2

“Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti. Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.