Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë ditës së mërkurë do të mbajë një konferencë për media.
Shtypit do t’i drejtohet Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Në njoftimin zyrtar nuk u bë e ditur se për çka është thirrur kjo konferencë.
Megjithatë dihet se do të zhvillohet nga ora 10:30 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
