Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​AAK zbulon sloganin e zgjedhjeve

 
   

“Dritë për komunat” është slogani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për zgjedhjet lokale më 12 tetor, raporton kp.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ky është mesazhi që do t’i udhëheqë drejt fitores.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, bashkë me kryetarët e degëve, aprovuam sloganin për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit: “Dritë për Komunat”. Ky do të jetë mesazhi që do të na udhëheqë drejt fitores.

Në këtë frymë u caktuan edhe oraret e tubimeve zgjedhore nëpër komuna, duke u përgatitur për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe fituese. Po ashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike në vend dhe rrugën që kemi përpara.

Me numrin 174, Aleanca do të sjellë dritë e zhvillim për secilën komunë të vendit!”