Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Abdixhiku do të ofrojë dorëheqje nga LDK-ja

 
   

Pas katër orë diskutimësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së ngushtë të LDK-së.

Para mediave ka folur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi.

Abdixhiku tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.