Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: Nuk e kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, nëse LVV dështon të bëj qeverinë

 
   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka lënë një derë të hapur për subjektet opozitare për një qeveri të përbashkët nëse dështon LVV të formojë qeverinë.

“Në asnjë moment ne s’kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, por i takon të parit fillimisht të provojë dhe ne preferojmë opozitën dhe se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile për të ardhmen”, tha ai në TV Dukagjini.

“Elektorati ka vendosur që LDK-së t’i japë 18 ulëse. Nuk është logjike që me 18 mandate ne t’i turremi qeverisë. Nuk e përjashtoj mundësinë që pas dështimit të partisë së parë në të ulemi sërish [me opozitën] dhe të themi të marrim iniciativën për një stabilitet institucional”, shtoi Abdixhiku.

“Nëse dështon i pari, barriera për formimin e qeverisë nuk ka. Secila parti në Kuvend mund të formojë qeveri nëse bën shumicën. A duam të marrim këtë përgjegjësi do të mblidhemi në parti fillimisht dhe nëse ka vullnet brenda partisë mund të ulemi me partitë tjera”.

I pari i LDK-së është shprehur kundër formimit të komunave të reja në kalkulime për formimin e qeverisë.