Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Po bëjmë përpjekje të gjejmë zgjidhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit të sotëm me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin Albin Kurti ka thënë janë duke bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje.

“Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkret. Procesi është nisur, janë dy emra të LVV-së në proces, derisa LDK e ka pozicionin e qartë se një partie politike nuk mund t’i takojnë të gjitha postet. Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime dhe do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për të shmangur zgjedhjet”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se njëherë duhet të mirren vesh rreth parimeve të procesit.

“Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje. Përderisa jemi në takime po bëjmë përpjekje. Nëse nuk bëjmë asgjë në tri javët e ardhshme, zgjedhjet janë të pashmangshme”, shtoi Abdixhiku. 

Të Ngjashme