Lajme

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falenderuar të gjithë delegatët për vazhdimin e udhëheqësisë së kësaj partie nga procesi i votëbesimit që iu dha të shtunën në Kuvendin e Punës.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në jetë duhet pasur vullnet e durim për të mirat që do vijnë.

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj.

Ju faleminderit për demokracinë maksimale, për besimin e ri e të pastër; dhe për një fillim të ri, shumë më të ndryshëm. Ecim bashkë tani!”, ka shkruar Abdixhiku.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme