Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk ka gjë, proces e as forcë, që e ndryshon lavdinë e luftës së pastër dhe historike.
Ndërsa ka thënë se UÇK është vetë populli i Kosovës.
“S’ka gjë, nuk ka as proces, nuk ka as forcë që e ndryshon lavdinë e kësaj lufte të pastër dhe historike të popullit të Kosovës dhe ushtrisë sonë çlirimtare.
UÇK është vetë populli i Kosovës. Këto dy rrugë, ajo paqësore dhe çlirimtare janë rrugët e popullit drejt lirisë dhe pavarësisë. Ato nuk e përjashtojnë njëra- tjetrën. Ato së bashku krijuan kushte që Kosova të mbijetojë, të çlirohet dhe me në fund të bëhet shtet. Vetëm duke respektuar këto dyja, historia jonë mbetet e plotë dhe e ndritshme”, tha Abdixhiku.
