Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku takon Mandl: Austria mbetet partner i qëndrueshëm i Kosovës

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim një delegacion të partisë austriake OVP, të udhëhequr nga eurodeputeti dhe miku i Kosovës, Lukas Mandl, në shoqërim të një ekipi deputetësh dhe politikanësh austriakë me përvojë.

Abdixhiku në një postim në Facebook, theksoi vlerat e përbashkëta që LDK dhe OVP ndajnë si parti të qendrës së djathtë, përfshirë përkushtimin ndaj demokracisë, përgjegjësisë dhe zhvillimit. Ai po ashtu nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy partive në kuadër të Partive Popullore Evropiane (EPP), si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Në bisedë me delegacionin, kreu i LDK-së ndau përvojën e shtetndërtimit të Kosovës, sfidat dhe sukseset e saj si shtet i ri demokratik, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen historike të Austrisë dhe për përfshirjen e shumë politikanëve austriakë në kauzën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Austria ka qenë dhe mbetet një partner i qëndrueshëm i Kosovës në çdo etapë të zhvillimit tonë”, u shpreh Abdixhiku.