Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: Vota për Bashën nga PDK e AAK, gabim trashanik – Kosova po hyn në krizë tjetër

 
   

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet krejtësisht, pasi që ngërçi vazhdoi me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Pas kësaj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati kritika për PDK-në dhe AAK-në që votuan për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit.

“Është shumë e qartë dallimi vleror që kemi ne me ta edhe sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe përmbajtës së njerëzve që ne besojmë që duhet tu prijnë institucioneve të Kosovës. Ky dallim kristal i qartë sot u kurorëzua me triumf të injorancës, zërit përqarës e ndarës. Shpresoj që votuesit e partisë së parë sot ndjehen të përfaqësuar. E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet sepse është parti institucionaliste por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”, tha Abdixhiku.

Sa i përket moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, Abdixhiku u shpreh se po futemi në një krizë tjetër.

“Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë në votime në procedura që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor”, tha Abdixhiku.