
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar.
Ai theksoi se për një pozitë kaq të parëndësishme nuk është dashur të humben 35 ditë.
“Për një pozitë kaq të parëndësishme me u vonu, nuk është dashur as një ditë, e jo 35 ditë. Jemi brenda afatit kushtetues dhe ecim tutje.
Partia e parë ka thënë gjithmonë që i ka numrat, le ta shohim tash a i ka vërtet”, u shpreh Abdixhiku para mediave.