Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abrashi: Sondazhet thonë që VV-ja do t’i shkallmojë partitë opozitare nëse shkojmë në zgjedhje

 
   

Lëvizja Vetëvendosje pret rezultat edhe më të mirë se ai i 9 shkurtit në rast se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare si shkak i mosarritjes së një zgjidhjeje për bllokadën e krijuar në Kuvend.

Deputeti i kësaj partie , Artan Abrashi, tha për RTV21 se zgjedhjet janë opsioni i fundit për Lëvizjen Vetëvendosje por nëse opozita nuk reflekton për siç tha bllokadën që po ia bënë konstituimit të Kuvendit atëherë edhe mund të mbahen zgjedhjet dhe se sipas tij VV-ja do të jetë fituesja  e pakontestueshme e tyre.

“Nëse më të vërtete e shohim që s’ka asnjë lloj mundësie  të reflektimit  nga ana e bllokuesve atëherë në një  rrethanë demokratike s’na mbetet opsion tjetër  përpos t’i kthehemi sovranit edhe një herë për rivlerësim. Natyrisht që  do të ketë mbështetje edhe më të madhe për VV-në këtë që po e them është tashmë edhe një fakt që po mbështetet edhe nga shumë matje të opinionit publik që janë duke realizuar së fundmi dhe se mbi bazën e përshtypjeve tona që kemi edhe me takime me qytetarë dhe nga terreni po e shohim që disponimi qytetarë është jashtëzakonisht pro mbështetjes së LVV-së dhe  programit tonë dhe kryeministrit Kurti dhe nëse do të kemi zgjedhje besoj fuqishëm që VV-ja do të dalë edhe më e fortë, më madhe edhe më fuqishme, do të jetë fituesja e pakontestueshme e zgjedhjeve eventuale nëse do të mbahen, por kjo nuk është ajo që dëshirojmë ne sepse ka pak muaj qw dolëm nga një proces zgjedhor..” tha Abrashi.

Një sondazh i fundit i publikuar në media në rast se zgjedhjet mbahet këtë muaj e rendit LVV-në si të parën parti me një rezultat prej 37.3% por më pak se sa në zgjedhjet e 9 shkurtit ku mori mbi 42% të votave.

Por, sipas deputetit Abrashi, të gjitha sondazhet tregojnë që LVV-ja do t’i shkallmojë partitë e deritashme opozitare nëse shkohet në zgjedhje te reja.

“Varet nga çfarë këndvështrimi shihet, nëse e shohim nga këndvështrimi dashakeq opozitar atëherë kufizohemi në numra që e projektojnë  në rënie por nëse e shohim në përbërje  aty del që LVV-ja i merr 50 deputetë që d.m.th. rritje, prandaj të gjitha projeksionet jo vetëm ky sondazh por të gjitha sondazhet e tjera të cilat qe reflektojnë dosponimin e qytetarëve thonë që LVV-ja do t’i shkallmojë partitë opozitare në rast të zgjedhjeve  kjo nuk do ishte synimi ynë me dëmtuar pluralizimin në Kosovë por qytetarët janë të interesuar për zgjidhen e problemeve të tyre dhe jo për këtë arrogance të partive që e i ka kapur kompleksi i inferioritetit”, tha Abrashi për RTV21.