Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Adem Hoxha reagon pas sulmit: Unë e di vetëm për ëndrrat …

Një incident i rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 18:10, në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur deputeti Hoxha, ku tha se disa herë ka pasur probleme me personin që i ka sulmuar.

“Ne e kemi lajmëruar në polici dhe gjykata një herë e ka dënuar me para. Mbase gjykata dhe policia nuk kanë reaguar më së miri në gjithë këto vite. Faleminderit që erdhët dhe të themi që nuk guxojnë të ndodhin sulme, aq më pak kur je me familje dhe pa arsye”.

“Nuk e di cilat janë motivet e tij, unë e di vetëm për ëndrrat e parealizuara që ai të jetë në politikë, sepse ai pas partisë sonë ka provuar me parti të tjera, ato boshnjake që të na mund në zgjedhje”, tha Hoxha për Klan Kosova:

Policia e Kosovës ka konfirmuar duke thënë se është bërë e ditur se rasti ka ndodhur dje pas dite, rreth orës 18:30 ku edhe deputeti është paraqitur në QKMF në Dragash me lëndime trupore.

Deputeti pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

‘‘Me datë 01.2025, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok. Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore’’, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.