Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Adnan Rrustemi i VV-së: Mërgata nuk lëshon pe

 
   

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se mbështetja e mërgatës është e qartë dhe e fuqishme për Vetëvendosjen.

Ai theksoi se mërgata shqiptare po dëshmon edhe një herë përkushtimin dhe vendosmërinë e saj, duke shtuar se kjo përkrahje është një shtyllë e rëndësishme për rrugën politike dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Rrustemit, angazhimi i diasporës tregon se mërgata nuk lëshon pe dhe qëndron krah ndryshimit dhe zhvillimit të vendit.