Lifestyle

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime për të pasur sukses, ja çfarë tregon studimi i ri

Gjumi, është më i rëndësishëm se dieta dhe ushtrimet për suksesin e adoleshentëve.

Cilësia e gjumit mund të ndikojë më shumë në notat dhe jetën sociale të adoleshentëve sesa dieta, aktiviteti fizik apo koha para ekranit, tregon një studim i ri.

Studiuesit analizuan të dhëna nga mijëra fëmijë të moshës 10 deri në 13 vjeç dhe zbuluan se ata që kishin probleme me ankthin, depresionin apo shëndetin mendor në përgjithësi, shpesh shfaqin edhe vështirësi akademike e sociale.

Sipas studiuesve, zakonet e jetës luajnë një rol të rëndësishëm, por gjumi ishte faktori që u dallua më shumë. Një pushim i mjatftueshëm ndihmon funksionimin e trurit, përqendrimin dhe mirëqenien emocionale të të rinjve.

Ekspertët theksojnë se krijimi i një rutine të shëndertshme gjumi mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta për të mbështetur zhvillimin dhe performancën e adoleshentëve.

Të Ngjashme