Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Aeroplani u afrohet shumë afër shtëpive lipjanase pranë aeroportit, njërës ia heqë tjegullat nga vendi

Bën “vaki” edhe kjo në Kosovë, përkatësisht në fshatin Dobrajë e Madhe e Lipjanit, aty ku mbi kalojnë aeroplanët që nisen ose aterojnë në aeroportin “Adem Jashari”.

Tjegullat e një shtëpie kanë rënë poshtë, si shkak i kalimit të aeroplanit vetëm pak mbi shtëpitë dobrajase.

Një ekip i lajmi.net me në krye gazetaren Florjanë Hoti qëndroi në fshatin gjegjës për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.

Njëri prej familjarëve tregoi detajet se si ndodhi e gjithë ngjarja, pra zhurma e afërsisë së aeroplanit dhe rënia e tjegullave.

Për më tepër, ndiqeni storien e plotë.