Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Aeroportin e Vlorës e caktoi Balluku në zyrën e saj”- Agron Shehaj: Ka akuzë, kjo mjafton që të shkarkohet

 
   

Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli mbrëmjen e sotme në Log., teksa u shpreh mbi marrjen si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, teksa në dritë kanë dalë komunikime të reja nga dosja e saj në SPAK.

Shehaj thekson se vetëm akuza e ngritur nga SPAK mjafton që Balluku të shkarkohet nga postet që mban.

Sakaq, shton se kemi të bëjmë me një bandë grabitësish në qeveri dhe se kryeministri e ka të kotë që të fshihet akoma sikur nuk di gjë për korrupsionin e vartësve të vet.

Agron Shehaj: Ka një moment pas dalin përgjimet del njëherë akuza, Balluku është në akuzë, e pandehur. Kjo do mjaftonte që opinioni publik të pretendonte shkarkimin e saj. Nëse merret e pandehur Prokuroria ka gjetur prova, është bindur. Janë prova. Ne mund të shikojmë si komunikojnë me njëri-tjetrin. Ka vlerë politike, nuk ka një komision që vlerëson ofertat, vlerëson çdo gjë me telefon me vartësin. Tani do e hapësh tenderin, më dërgo çik ofertat i thotë. Do fitojnë këta që kemi caktuar ne. Behgjet Pacolli doli live dhe tha se Aeroportin e Vlorës e ka caktuar Balluku në zyrën e saj. Kjo është bandë grabitësish. Është fakt.

E kotë të merremi po vjedhin s’po vjedhin. Si është sjellja politike e kësaj qeverie? Deri dje thoshte hanë dardha pas shpinës por ku ke një mesazh prit ti them atij shefit… ta bësh publike apo jo emrin e fituesit. E qartë se është i përfshirë. Të na bëjë aq budallenj se nuk dinte gjë Edi Rama? Por ne duhet të lexojmë edhe çfarë po ndodh. Ka një ndryshim. Nëse me të tjerët i ka lëshuar, nuk i mbronte dot më kishte fabulë.

Disa vjedhin kurse unë skam çfarë bëj. Dhe të vetëve u thoshte të kapën do bësh ndonjë muaj, vit burg. Tani ka ndryshuar gjithçka, herë e parë mban dikë vartësin direkt në detyrë dhe nuk e ndryshon. Nuk mund të thotë më nuk mbrojmë njeri. Pushteti që ka e përdor për tu mbrojtur. Në perëndim zhvishen nga pushteti, sepse duan të gjykohen pa pushtet. Pa asnjë lloj turpi del.