Lajme

“Afati kushtetues kaloi”, Koci reagon pas zgjedhjes së Presidentes: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje!

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës, avokati Arianit Koci ka reaguar duke ngritur çështjen e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Koci ka theksuar se afati për zgjedhjen e Presidentes duhej të përfundonte më 6 tetor dhe, sipas tij, pas tejkalimit të këtij afati, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Zgjedhja e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor. Kjo nuk ndodhi.

Paragrafi 226 i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastet KO256/26 dhe KO258/26 e përcakton qartë pasojën: Kuvendi shpërndahet në bazë të vetë Kushtetutës dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh pas ditës së shpërndarjes.

Shkuarja në zgjedhje tashmë është detyrim kushtetues.

Të Ngjashme