Agim Ademi do të vazhdojë udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vitin 2030.
Delegatët e futbollit kosovarë ia besuan Ademit mandatin e tretë me radhë, për të kryesuar Federatën për 4 vitet e ardhshme.
Me 52 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, delegatët votuan Ademin për kryetar, si kandidat i vetëm legjitim.
Kuvendi miratoi edhe disa pika tjera të rendit të ditës, në mesin e të cilave edhe buxhetin për vitin 2026 që parashihet të jetë rreth 26 milionë euro.